Ka ndërruar jetë në Spitalin e Shkodrës, i burgosuri Gjevalin Ndue Lika.

Mësohet se 42-vjeçari ishte paraqitur për mjekim në Spitalin e Shkodrës dhe dyshohet se shkak ka qenë arresti kardiak.
Lika vuante dënimin në burgun e Lezhës.
42-vjeçari merrte mjekim për skizofreni, dhe vite më parë është është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë në familje.



