Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme, ku u pyet për çështjen Cez/Dia, me të cilën e lidh pozicioni i tij si ministër i ekonomisë në vitet 2011 – 2012.
Në dalje, Naço tha për mediat se gjatë kohës që ka mbajtur këtë detyrë e ka ushtruar me korrektësi dhe se nuk ka kryer asnjë shkelje.



