Ish-ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Jong-hyun në detyrë kur u shpall ligji ushtarak një javë më parë, i cili megjithatë zgjati vetëm disa orë tentoi të kryente vetëvrasje në një qendër paraburgimi.
Sipas mediave ndërkombëtare Kim e bëri këtë përpjekje pak para se të shpallej zyrtarisht arrestimi i tij për rolin e tij në shpalljen e gjendjes ushtarake natën e 3-4 dhjetorit.
Ai dha dorëheqjen të enjten e kaluar, një ditë pas tërheqjes së masës nën presionin e parlamentit dhe mijëra protestuesve.
Ish-ministri i Mbrojtjes Kim u arrestua në kryeqytetin Seul të dielën, duke u bërë figura e parë e arrestuar për këtë rast.
Ai supozohet se rekomandoi vendosjen e ligjit ushtarak dhe dha dorëheqjen si ministër i mbrojtjes të enjten.
Shin Yong-hae, komisioneri i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Koresë, tha se Kim bëri përpjekjen për tu vrarë para se të lëshohej një urdhër-arresti zyrtar të martën vonë.
Duke folur me ligjvënësit në Asamblenë Kombëtare, Shin tha se incidenti ndodhi në një banjë. Kur një oficer hapi derën e banjës, Kim hoqi dorë nga përpjekja, shtoi Shin.
Ai është transferuar në një dhomë izolimi dhe nuk ka probleme shëndetësore, tha Shin.
Skenat dramatike nga ajo natë treguan forcat e sigurisë duke thyer dritaret në Asamblenë Kombëtare për të mos lejuar që ligjvënësit të mblidheshin.
Brenda vetëm gjashtë orësh, udhëheqësi u detyrua të tërhiqej, pasi ligjvënësit detyruan t'i kalonin ushtarët në parlament për të rrëzuar dekretin.



