Zjarr në një magazinë në Durrës, humb jetën një 25-vjeçar nga Bangladeshi/ Plagoset edhe një i ri nga Kenia

Zjarr në një magazinë në Durrës, humb jetën një 25-vjeçar nga Bangladeshi/ Plagoset edhe një i ri nga Kenia

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një zjarri të rënë mëngjesin e kësaj të diele në zonën e Fllakës, në Sektor Rinia të Durrësit.

 

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 08:00, flakët përfshinë një nga ambientet e magazinave të një subjekti privat me administrator shtetasin S. M. Dyshohet se zjarri ka nisur në ambientin ku gatuhej për punonjësit, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

 

Për pasojë, ka ndërruar jetë nga asfiksia shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, me origjinë nga Bangladeshi. 

 

Ndërkohë, një tjetër punonjës, shtetasi Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

 

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur neutralizimin e flakëve.

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy