Martesa i kthehet ferr, fierakja: E njoha në FB, më kërkoi dorën te prindërit, por pastaj…

Martesa i kthehet ferr, fierakja: E njoha në FB, më kërkoi dorën te prindërit, por pastaj…

Njohja në rrjetin social “Facebook” i ka kushtuar shtrenjtë një 21-vjeçareje në Fier. Partneri i saj 35-vjeçar elbasanas ka ardhur nga Spanja për ta takuar pasi ata flisnin rregullisht prej disa kohësh, shkruan “Panorama”. 

Pas takimit, krejt papritur ai i propozoi asaj të martoheshin. I riu me inicialet P.M. ka kryer ritet sipas traditës sonë, duke i kërkuar dorën 21-vjeçares. Pasi kryen edhe fejesën, ai ra dakord me familjen e saj që ta merrte atje ku jetonte vetë, në Barcelonë.

Por më pas ai e ka detyruar “gruan” e tij të prostituojë për 1 vit, derisa ajo arriti të largohej dhe të kthehej në Fier. Sipas të dhënave të policisë, dy ditë më parë, 21-vjeçarja ka denoncuar rastin duke rrëfyer gjithçka i kishte ndodhur.

Ajo ka shpjeguar në komisariat se ishte njohur në “Facebook” me të riun, i cili, pasi erdhi të takoheshin në Fier, i propozoi të martoheshin. Por pasi u larguan së bashku për në Spanjë, ai e ka shfrytëzuar atë për prostitucion.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve shpallën në kërkim policor dhe po punojnë për kapjen e shtetasit P.M, 35 vjeç. Më datë 13.06.2017, në policinë e Fierit, shtetasja E.F., 21 vjeçe, banuese në Fier, ka bërë kallëzim se P.M., nëpërmjet mashtrimit për martesë, e ka trafikuar dhe shfrytëzuar për prostitucion në qytetin e Barcelonës në Spanjë për një periudhë njëvjeçare nga muaji prill i vitit 2016 deri në muajin mars të vitit 2017”, bëri të ditur dje Policia e Fierit.

Sipas Policisë, vajza është paraqitur për të kryer kallëzimin bashkë me familjarët e saj. Ajo ka qenë mjaft e tronditur psikologjikisht gjatë dëshmisë së dhënë, teksa ka rrëfyer torturat dhe shfrytëzimin e “bashkëshortit” të saj.

Siç ka treguar e dëmtuara, fillimisht ata kanë qëndruar në një banesë për një periudhë dyjavore dhe çdo gjë ka shkuar mirë. Pas dy javësh, ai e ka çuar në një bar dhe pasi kanë pirë, i ka propozuar punë. Vajza nuk ka qenë dakord dhe i ka kërkuar ta kthejë në Shqipëri, por ai e ka mbajtur nën dhunë e presion. Ai e ka kërcënuar se do t’i zhdukë familjen nëse nuk bindej, duke e shfrytëzuar në këtë mënyrë për një periudhë njëvjeçare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy