Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen makabre të një gruaje në fshatin Bërzhitë një ditë më parë. Sipas News 24, e cila ka kontaktuar të afërm të së moshuarës, gruaja që u gjet e lidhur dhe e mbytur kishte shitur disa bagëti disa ditë më parë.
“Ajo shiti bagëtitë, ndoshta grabitësit e kishin mësuar këtë. Ajo është dhunuar dhe grabitur edhe një herë më parë. 74-vjeçarja jetonte e vetme pasi kishte mbetur e ve shumë e re. Policia nuk na bëri asgjë për grabitjen e parë”, thotë një e afërme e viktimës.



