
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari, është përplasur këtë të mërkurë në Komisionin e Integrimit me Ministrin në Detyrë, Genti Cakaj, në lidhje me ndryshimet në administratën e diplomacisë.
Hajdari i quajti lëvizjet një reformë fiktive.
Ndërsa Cakaj nuk përmendi emra, por tha se numri i stafit diplomatik nuk rakordonte me rezultatet në punë.



