Kryeministri i ardhshëm i Kanadasë, Mark Carney sulmoi Donal Trump duke thënë në një fjalim agresiv se vendi i tij do të fitojë dhe se nuk do të jetë kurrë pjesë e Shteteve të Bashkuara në asnjë mënyrë.
“Kanadezët janë gjithmonë gati kur dikush. Le të mos gabojnë amerikanët për këtë. Në tregti si në hokej, Kanadaja do të fitojë", tha ai, duke iu referuar rivalitetit sportiv midis dy vendeve, të shfrytëzuar së fundmi nga Donald Trump.
“Donald Trump po sulmon familjet, punëtorët, bizneset kanadeze, ne nuk do ta lëmë të ketë sukses”, premtoi Mark Carney gjatë fjalimit të tij pasi u zgjodh triumfalisht lider i Partisë Liberale për të zëvendësuar Justin Trudeau.
Presidenti amerikan ka nisur një luftë tregtare me fqinjin e tij duke vendosur taksa doganore për produktet kanadeze dhe vazhdon të thotë se dëshiron që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të amerikan .



