Pritet të fillojë rrënimi i murit të ndërtuar pak javë më parë ilegalisht në veri të Mitrovicës. Vendimi për rrëzimin e këtij muri dy metra të gjatë u mor pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të mbajtur mes kryetarit të Mitrovicës së veriut, Goran Rakiç, dhe ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, në lehtësimin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Ambasadës së SHBA-ve.
Marrëveshja e nënshkruar mes këtyre palëve thotë se pas rrënimit të këtij muri do të ndërtohet një tjetër i një lartësie më të vogël.
“Nëse gjatë ditës së nesërme fillon puna në rrënimin e strukturës aktuale të murit brenda dy ditëve të ardhshme do të fillojnë punimet në ndërtimin e një strukture të re mbrojtëse të zonës së këmbësorëve në rrugën Mbreti Petër, me qëllim që të mos lejohet hyrja e asnjë lloj automjeti”, ka thënë Rakiç.



