Mikroskop - Të jetosh “me prindërit në zemër”, në shtëpinë e fëmijës

Mikroskop - Të jetosh “me prindërit në zemër”, në shtëpinë e fëmijës

Aty ku kuptimi i fjalës nënë e babë sjell dhimbje dhe mohim, në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” ka gjithçka, ushqim, veshmbathje, lojëra, aktivitete, përkujdesje të edukatoreve, dashuri të kujdestarëve përveç dashurisë së nënës.

 

Por “prindërit i  kam në zemër” – thotë një “jetim” që prindërit vijnë ta takojnë kur kanë mundësi, një herë në dy muaj. Kur i pyet: A i duan prindërit e tyre? A i merr malli? Përgjigjja e tyre është shumë…Nuk i ndajnë mamin dhe babin, i duan shumë të dy njësoj, jetojnë me shpresën se një ditë “problemet” e prindërve do të mbarojmë dhe ata do të vijnë t’i marrin në shtëpinë e fëmijës për të jetuar së bashku.

 

Mikroskop, me  Irida Feshtin, ka shkuar të vizitojë jetimët, por me prindërit e "gjallë", duke sjellë për publikun e TemA TV një buqetë emocionesh të forta nga disa fëmijë tejet të veçantë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy