Arjan Curri nga studio e MCN Live komentoi edhe protestën e cila po zhvillohet aktualisht përpara kryeministrisë për rritjen e çmimeve.
Ai deklaroi se e sheh mjaft të vakët dhe pa kokë, teksa theksoi se protesta kërkon trurin dhe emocionin që të funksionojë. Ndër të tjera ai shtoi se qeveria dhe kryeministri nuk bën asgjë po nuk pati presione.
Protestën e shoh të vakët, të çuditshme dhe pa kokë që është shqetësimi më i madh. Një grup duhet të nxjerr një kokë proteste. Shoqëria civile është kuptim i gjerë, na intereson të ketë një frymëzim më të gjerë protesta, të jetë e djathta brenda asaj proteste, të pakënaqurit e të majtës, administrata, shoh njerëz të cilët kërkojnë njëlloj protagonizmi dhe shoh njerëz që kanë një paqartësi pse janë aty. Po sfidoj publikun për tu thënë se duhet të ishim dhe më shumë. I mungon truri kësaj proteste, ajo funksionon si një organizëm i gjallë, do trurin dhe emocionin, aty është vetëm kjo e fundit. Numri nuk është në pikën kritike që mund të shkaktojë presion. Nëse njerëzit aty flasin dhe ikin dhe vinë dhe ikin kjo nuk e shqetëson qeverinë, madje mund ti bëjë dhe mirë. Njëlloj eskalimi jo i dhunshëm do të duhej dhe numrat kritikë që bëjnë që të shkrepen që qeveria të filloj të bëj lëshime. Qeveria dhe kryeministri nuk bën asgjë po nuk pati presione. Nga ana tjetër Rama po zhgënjehet, prandaj ka nisur përpjekjet për të përçarë protestën.
Ndërsa për analistin Ben Andoni protesta kishte një impakt të mrekullueshëm, teksa theksoi se Gjëja e mirë është se ka një anashkalim të politikës.
Impakti i mrekullueshëm nga pamja e protestës. Mendoj se përveç retorikës që po përdoret për protestën shihet se njerëzit kanë gjetur një mundësi për të kanalizuar të gjitha problemet e tyre që zgjat prej muajsh përballë një qeverie që duket shumë cinike. Ne nuk e kemi kulturën e protestës. Ka diçka te turma që zakonisht mbyten pjesët e qelizës për mua është pozitive që ka masivitet. Gjëja e mirë është se ka një anashkalim të politikës. Ka një gjykim brenda gjykimit që njerëz që e njohin psikologjinë e turmës ti japin atribute luftarake. Do presim hapin tjetër që njerëzit që e njohin këtë psikologji do të shfaqen apo jo.



