
Kreu I qeverisë maqedonase, Zoran Zaev kërkon votat e opozitës, për shumicën dërrmuese në parlament që I duhen për marrëveshjen për cështjen e emrit me Greqinë. Këto ditë do të jenë vendimtare për një marreveshje me partitë opozitare, në të kundërt Zaev paralajmëron zgjedhje të parakohshme, opsion I cili është hedhur poshtë nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.



