Diskriminimet racore, me theks të veçantë në SHBA, ishin në fokus të temës së diskutimit me të ftuarin e tretë përmes skype, në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, studiuesin Ernest Nasto.
Ai solli në vëmendje faktin se pavarësisht progresit të bërë në Amerikë, racizmi ekziston dhe është i pranishëm në shkallë institucionale ende.
“Ana konservatore i mëshon më tepër përgjegjësisë në shkallën e shoqërisë, mirëpo, ajo që do të thosha unë për racizmin në Amerikë, është përzierje e të dyjave, sepse pavarësisht se sot nuk mund të flasim për ligje raciste, përsëri pasojat e gjithë atyre diskriminimeve të kaq shumë viteve që kanë kaluar zezakët, ato nuk mund të zhduken menjëherë duke hequr ligjin. Është një rrënjosje në kulturë, gjithë ai trajtim që i është bërë zezakëve, kështu që e ka njëfarë të drejtë për të treguar se pavarësisht se njerëzit nuk janë racistë, nuk mund të thuash se ky final nëpunës është racist, prandaj ka bërë këtë ligjin e keq, mirëpo fjala është që diskriminimi ekziston dhe është i pranishëm në shkallë institucionale, pavarësisht se nuk kemi ligje të tilla pra duhet kohë për ta kaluar këtë gjë’.



