AKU bllokon në Morinë, qindra kg kafe nga Kosova dhe qindra qumësht pluhur nga Serbia

AKU bllokon në Morinë, qindra kg kafe nga Kosova dhe qindra qumësht pluhur nga Serbia

AKU ka bllokuar në doganën e Morinës dy ngarkesa me kafe dhe qumësht pluhur. Nga kontrolli i ushtruar në një ngarkesë me 375 kg Kafe Espresso D-CAFFE nisur nga Kosova për t’u tregtuar në Shqipëri, inspektorët e AKU-së gjatë kontrollit në kufi kanë konstatuar se produktit "Kafe Espresso D-CAFFE" i kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma (1/2) e jetëgjatësisë dhe për rrjedhojë nuk plotësonte kërkesat ligjore për hyrjen në Shqipëridhe si e tillë nuk ishte e përshtatshme për konsum. 

AKU nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ngarkesa me këtë produkt ushqimor u kthye në vendin e origjinës.

Së dyti, nga kontrolli mbi 21 600 kg qumësht pluhur nisur nga Serbia me qëllimin për t’u tregtuar në Shqipëri, inspektorët e AKU-së në kufi kanë konstatuar se importuesi “ITAL GEL” nuk është i licencuar për shitje me shumicë të ushqimeve me origjinë shtazore për konsum human. Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU mori marrën masa administrative të bllokimit të sasisë prej 21.6 ton qumësht pluhur me urdhëroi kthimin e produktit në vendin e origjinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy