
Motivimet e njerëzve për të ndryshuar në jetë, shpesh bëjnë mrekulli.
Një ndër këto personazhe është edhe artistja make-up, Xhovana Lundraxhiu, e cila për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, solli eksperiencën e ndryshimit të jetës së saj gjatë periudhës së dobësimit.
Kam qenë 114 kg dhe më ka shtyer edhe mami për të filluar procesin e dobësimit, ajo ishte iniciatore.
Për tetë muaj arrita të dobësohem 38 kg. Për katër ditë kam përdorur detoksin dhe u dobësova 4 kg, pastaj e kam vazhduar vetë.
Regjimi ushqimore, palestra çdo ditë nga dy orë 4 litër ujë në ditë dhe një vullnet i hekurt më solli këtu ku jam.
Ajo tha se tek ky ndryshim veçmas kanë ndikuar komentet negative të njerëzve të cilët e kanë shtyrë të dobësohet 38 kg për tetë muaj
Të gjitha këto ndryshime në peshë i arrita ‘falë’ komenteve negative të njerëzve të cilët për shkak të personit tim shumë të ndjeshëm, më bënin që shpesh të ndihesha keq. Pas këtyre komenteve mora vendimin që të dobësohem. Komentet negative deri në bullizim më rëndonin pa masë. Edhe kur shkoja në dyqan për të blerë fustan, direkt më thonin nuk ka masë për ty.
Që fëmijë kam qenë e mbushur, pas lindjes së vajzës shtova prape kilogramë.
Pra, komentet negative më shtynë të ec përpara për tu dobësuar dhe ja ku jam sot.



