
Edhe nxënësit në shkollat e Gjirokastrës janë rikthyer në bangat e shkollës me nje pjesëmarrje të lartë, përpara nisjes së vitit të ri shkollor.
Drejtoria Rajonale Arsimore e këtij qyteti thotë se janë marrë të gjitha masat për nisjen e vitit të ri, ndërsa ish-drejtori i arsimit parauniversitar, Fatmir Vesiu e cilëson fillimin e shkollës, një vendim të pastudiuar.



