Opinioni i Venecias për ‘Antishpifjen’/ Reagon Rama: Mos të humbim më kohë!

Opinioni i Venecias për ‘Antishpifjen’/ Reagon Rama: Mos të humbim më kohë!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mirënjohjen Komisionit të Venecias për Opinion mbi “Antishpifjen”, ndërsa thotë se sugjerimet duhen adresuar në Kuvend “pa humbur kohë”.

Me një shënim në Twitter, Rama thotë se duhet garantuar me ligj “e drejta e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja, si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit”.

“Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”! Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja, si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit”, shkruan Rama.

Komisioni i Venecias ka dhënë opinionin e saj për dy ligjet e dërguara për rishqyrtim. Bëhet fjalë për paketën anti-shpifje dhe për përplasjen PRESIDENCË- KUVEND për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me paketën anti-shpifje, Komisioni i Venecias është shprehur pozitiv për miratimin e një ligji që rregullon veprimtaritë në median online por ka një pikë ku ka mbetur. Sipas Venecias, fillimisht palët duhet që të sigurohen se AMA është një organ i aftë dhe i pavarur nga qeveria. Gjithashtu janë pro faktit që të gjitha ‘problemet’ që lindin me median online duket që të kalojnë në një proces gjyqësor dhe të sanksionohen në mënyrë propocionale me shkeljet që kanë kryer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy