Franca lehtëson masat antiCovid/ Macron ulet në kafe pas gjashtë muajsh (VIDEO)

Franca lehtëson masat antiCovid/ Macron ulet në kafe pas gjashtë muajsh (VIDEO)

Restorantet, dyqanet dhe hapësirat kulturore në të gjithë Francën rihapen sot, pas disa muajsh të mbyllura, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Nga sot, grupe me deri në gjashtë persona do të lejohen të hanë së bashku në tarracat e restoranteve.

Pas gjashtë muajsh bllokim, presidenti Emmanuel Macron u ul sot në kafe, bashkë më kryeministrin francez, Jean Castex.

 Macron kërkoi nga qytetarët të vijojnë të kujdesen, ndërsa shtoi se shifrat në ulje tregojnë se po ecet në drejtimin e duhur.

Franca është vendi me numrin më të madh të të infektuarve në Evropë, me mbi 5.9 milionë.

Më shumë se 20 milionë njerëz tani kanë marrë së paku një dozë të vaksinës, ndërsa gati nëntë milion i kanë marrë të dyja dozat.

Franca ka regjistruar mbi 108,000 viktima nga koronavirusi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy