Partizani triumfon edhe në ndeshjen e kthimit, rival i vështirë në turin tjetër

Partizani triumfon edhe në ndeshjen e kthimit, rival i vështirë në turin tjetër

Partizani ka triumfuar edhe në ndeshjen e kthimit, ndaj moldavëve të Sfintul Gheorghe, me rezultatin 2-3 dhe kalojnë kështu në rundin e dytë kualifikues në Conference League me rezultatin e përgjithshëm 8-4, pasi fituan në ndeshjen e parë 5-2. Të kuqtë kalojnë kështu në raundin e dytë, aty ku i pret Baseli i Zvicrës, një rival i vështirë për skuadrën e Dajës, por kalimi më tej nuk është i pamundur.

Për sa i përket ndeshjes së sotme, vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 4-t me Volkov, i cili shndërroi në gol një penallti të shkaktuar nga Alban Hoxha. Megjithatë Partizani vendosi baraspeshën shumë shpejt, teksa Cara me një gjuajtje të bukur, e ndali topin në fundin e rrjetës.

Barazimi zgjati shumë pak, pasi në minutën e 22-të, Solodovnicov, shfrytëzoi një gafë të Hoxhës me kontrollin e topit dhe ia doli ta dërgojë topin në rrjetë. Në minutën e 42-të ishte një tjetër gafë, këtë herë te Sfintul, ku njëri prej mbrojtësve e kthen topin gabimisht prapa, aty ku përfiton Junior dhe e dërgon në rrjetë.

Ishte përsëri braziliani i cili përmbysi rezultatin, duke shënuar në minutën e 55-të dhe duke i dhënë kështu fitoren Partizanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy