PD kërkon heqjen e mandatit për një tjetër kryebashkiak

PD kërkon heqjen e mandatit për një tjetër kryebashkiak

Një tjetër kryetar bashkie në shënjestrën e Partisë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi sot verifikimin e menjëhershëm të figurës së kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj. Shkak për këtë kërkesë, selia blu sjell dënimin e Malajt për armëmbajtje pa leje, çka e bën subjekt të ligjit të dekriminalizimit.

"Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik. Është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbatje pa leje dhe sipas ligjit për demkriminalizimin i ndalohet kandidimi përjetë në një funksion publik", tha Bardhi.

PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas KQZ të veprojë për administrimin e vendimit zyrtar të gjykatës së Matit dhe heqjen e mandatit për kryebashkiakun Agron Malaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy