
Drejtori Ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria në studion e MCN Economy ka komentuar lidhur me rritjen e çmimit të banesave me 40% për të cilat u shpreh se kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së kostove të ndërtimit.
Ai tha se blerësit kryesor, kryesisht 70% janë me kredi dhe 30% me paratë e veta, ndërsa shtoi se ndikim kanë edhe investimet e huaja, 142 mln euro të investime.
Raporti i Bankës së Shqipërisë, mendoj se është konkluzion që qëndron pjesërisht sepse ka një rritje të apartamenteve. Nëse marrim vrojtimin e bankës së Shqipërisë mendoj se rezultati është pjesërisht i vërtetë, dhe kjo rritje për nderimet e reja vjen për shkak të rritjes të kostove, rritje që qëndron 25-30%. Në bazë të statistikave i shërbejmë një shtrese të shoqërisë që 70% e marrin me kredi dhe 30% i marrin me lekët e veta. Duhet të kuptojmë se kemi parë rritje të apartamenteve sepse deri në 2015 për 7 vite s’kemi pasur ndërtime dhe ka pasur kërkesë të akumuluar. Gjithashtu ndikim ka edhe 142 mln euro të investimeve të huaja. Normalisht besoj se një pjesë e shqiptarëve që kanë shitur banesat e tyre e kanë më të thjeshtë që janë kthyer dhe kanë blerë një banesë duke investuar në Shqipëri. Pra kemi rritje të blerësve emigrantë shqiptar. Është parë si treg që vazhdon të jetë atraktiv sepse ti mund ta shfrytëzosh pronën në bregdet dhe në të njëjtën kohë është pozicioni i tillë në Shqipëri që kërkojnë të investojnë në Shqipëri konkretisht për të investuar në bregdetin shqiptar.
I pyetur nëse taksa e pronës mund të çojë në rënie të kërkesës, Pipirini u shpreh se nuk do ketë ndikim në hedhjen e apartamenteve në treg sepse kush ka kapital për shtëpi të dytë dhe të tretë besoj se do ketë shumë pak ndikim. Ai tha se do ketë ndikim për ata që kanë shtëpinë e tyre të vetme dhe të parë.
Ndaj qëndrimin e nëse marrim kreditimin e sektorit të ndërtimit shkon drejtpërsëdrejti te pasuritë e paluajtshme. Ka dhe vepra publike që mund të ndërtohen me financime nga sektori bankar, por le të supozojmë se e gjithë kjo pjesë i shkon ndërtimeve, dhe nuk besoj se është më tepër 25-30%. Pra sektori bankar ka ndihmuar për financimin e blerjeve, patjetër ka luajtur një rol të rëndësishëm në kreditimin për blerjen e banesave, ka qenë ndihmë por nuk është se po zë pjesën më të madhe dhe po rrezikon.



