Durrës/ Shiste lëndë narkotike në zonën e plazhit dhe lokale nate, në pranga 25 vjeçari

Durrës/ Shiste lëndë narkotike në zonën e plazhit dhe lokale nate, në pranga 25 vjeçari

Në kërkim nga drejtësia prej vitit 2023 një i ri nga Durrësi ka përfunduar në prangat e policisë pasi është kapur duke shitur lëndë narkotike në zonën e plazhit dhe në lokale nate.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, kanë kapur në qytetin e Durrësit dhe kanë arrestuar shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në muajin shtator të vitit 2023, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike në zonën e plazhit dhe në lokale nate, në qytetin e Durrësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy