11 korrik, 21-vjetori i masakrës së Srebrenicës

11 korrik, 21-vjetori i masakrës së Srebrenicës

Këtë të hënë shënohet shënohet 21-vjetori i masakrës së Srebrenicës. Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në qytetin e Srebrenicës, dhe në ditët që pasuan ekzekutuan mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë. Ko masakër e cila  ishte e planifikuar ka ndodhur 5 muaj para përfundimit të luftës në Bosnje dhe është cilësuar si mizoria më e madhe në Europë që pas Luftës së 2 Botërore. Ndërsa ushtria serbe është përpjekur për të fshehur gjurmët e kësaj masakre. 

 

Ndërkaq këto vrasje kanë ndodhur në pak ditë ndërsa procesi i gjetjes së trupave ka zgjatur me vite ndërsa indentifikimi dhe varrimi i viktimave vazhdon edhe në ditët e sotme.  Në vitin 2004, gjykata e Kombeve të Bashkuara që ka trajtuar krimet në ish-Jugosllavi, i ka quajtur vrasjet në Srebrenicë si gjenocid. Ndërsa Ish-udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, është dënuar në muajin mars me 40 vite burg për krime lufte në Srebrenicë.

 

Në 21-vjetorin e masakrës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje liderëve të Bosnjë e Hercegovinës që të punojnë së bashku për përparimin e vendit dhe për tejkalimin paqësor të të gjitha dallimeve dhe me rëndësi është parandalimi i përsëritjes së një rasti të ngjashëm.

 

Asnjë institucion i Serbisë nuk e ka shënuar zyrtarisht përvjetorin e gjenocidit në Srebrenicë. Nga na tjetër Parlamenti Europian e ka shpallur 11 korrikun ditë të përkujtimit të gjenocidit në të gjithë Bashkimin Europian dhe ju bën thirrje edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor të veprojnë në këtë mënyrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy