Këngëtarja e njohur flet për jetën pas divorcit: Si një kosh plehrash

Këngëtarja e njohur flet për jetën pas divorcit: Si një kosh plehrash

Pas 7 vitesh këngëtarja e njohur Kelly Clarkson i dha fund martesës me bashkëshortin e saj, Brandon Blackstock. Në një rrëfim të sinqertë për “Sunday Today” ajo ka treguar se muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë për të.

“Nuk është sekret. Jeta ime ka qenë pak si një kosh plehrash. Personalisht, këto dy muajt e fundit kanë qenë të vështirë për mua. Kam folur me miqtë e mi që janë të divorcuar. Nuk e kuptoj se si njerëzit e kalojnë një situatë të tillë pa folur, sepse është gjëja më e keqe për dikë kur divorcohet”, është shprehur këngëtarja.

Clarkson ka treguar se së shpejti do të publikojë një këngë të re, që është shumë personale për të. “Kënga ime e radhës me siguri do të jetë më personalja që kam publikuar ndonjëherë. Dhe e gjithë kënga tregon çdo emocion që përjeton që nga nisja e një marrëdhënieje e deri në përfundim të saj, dhe kjo ka qenë shumë terapeutike për mua”, ka thënë Kelly gjatë intervistës.

Pas gati 7 vitesh martesë, ajo po lufton për të drejtën e kujdestarisë së djalit dhe vajzës së saj, Remington dhe River. Kelly Clarkson kishte pak kohë e ndarë, derisa u divorcua ligjërisht në 4 qershor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy