
Koreja e Veriut ka hequr masën e vendosur gjatë periudhës së Covid-19, që u pamundësonte qytetarëve që kishin mbetur jashtë vendit të riktheheshin në atdhe.
“Qytetarët koreano-verior që gjenden jashtë shtetit u lejohet të kthehen në shtëpi” raportoi sot media shtetërore.
“Ata që kthehen do të vendosen nën vëzhgim të duhur mjekësor në repartet e karantinës për një javë”, vijon njoftimi. Pritet që shumë diplomatë, punëtorë dhe student të rikthehen në banesat e tyre. Peniani mbylli kufijtë shtetërore në fillim të vitit 2020 për shkak të pandemisë.
Së fundmi linja shtetërore e fluturimeve, Airo Koryo, ka rinisur fluturimet ndërkombëtare, duke lejuar pasagjerët që të fluturojnë drejt Kinës dhe Rusisë.



