Izraeli do hetohet nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në Palestinë.
“Vendimi i prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Fatou Bensouda, është "një ditë e zezë për të vërtetën dhe drejtësinë", tha kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu. Duke e quajtur gjithashtu një vendim të pabazë dhe të egër, ai u shpreh se një veprim që "injoron historinë dhe të vërtetën kur pretendon se vetë akti i hebrenjve që jetojnë në atdheun e tyre stërgjyshor, tokën e Biblës, është një krim lufte" dhe përsëriti se "Palestina nuk ka qenë kurrë shtet". "Ne nuk do të heshtim", përfundoi ai.



