Mijëra hektarë tokë e përmbytur/ Sharka: Dëmet janë të jashtëzakonshme, të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore (VIDEO)

Mijëra hektarë tokë e përmbytur/ Sharka: Dëmet janë të jashtëzakonshme, të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore (VIDEO)

Si pasojë e prurjeve të shumta të ujit, argjinatura e lumit Seman është çarë në disa segmente duke shkaktuar përmbytje të mëdha në tokat bujqësore dhe banesat e disa fshatrave.

 

Eksperti i bujqësisë Eduart Sharka tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se dëmet janë të jashtëzakonshme. 

 

Duke vijuar Sharka tha se Rama ose të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, ose të pranojë fajin dhe të largohet nga qeveria.

 

Ka dëme të jashtëzakonshme. Uji ka qëndruar 2–3 ditë dhe nuk ka shenja për t’u tërhequr. Dëmet janë të mëdha. Nga verifikimet e bëra, dëmet janë të konsiderueshme. Ky është një dëm akut; disa serra kanë qenë në prodhim, por ka edhe dëme afatgjata. Nëse uji qëndron shumë në tokë, do të duhet kohë që të rikthehet në gjendjen e mëparshme. Në fshatin Kosovë e Vogël, mosfunksionimi i një kanali ka dëmtuar tek një fermer 3 hektarë serrë të mbjella me speca. Nuk mund të presësh përgjegjshmëri nga bordet rajonale kur kemi papërgjegjshmëri në qeveri. Qeveria thotë se nuk ka gjendje të jashtëzakonshme dhe shpjegon se përmbytjet janë shkaktuar nga intensiteti i jashtëzakonshëm i shiut. Në rast se shpallet gjendja e fatkeqësisë, fermerët fitojnë kompensim. Kryeministri deklaroi se nuk do ta shpallë atë. Lumi Seman ka prurje të mëdha pasi kanë pushuar shirat, për shkak të shkarkimit nga digat e Banjës dhe Moglicës. Keqmenaxhimi ka sjellë këtë katastrofë. Qeveria ose duhet të shpallë fatkeqësinë natyrore, ose të pranojë përgjegjësinë dhe të largohet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy