
Kryeministri Edi Rama deklaron se ngjarja e djeshme në veri të Kosovës, e cila i paraprin zbatimit të reciprocitetit për letërnjoftimet dhe targat serbe, është pasqyrë e vështirësisë së thellë që ka në këtë marrëdhënie dhe ushtrimi i sovranitetit në të gjithë territorin e shtetit të Kosovës, bazuar në marrëveshjen e dakordësuar mes Serbinë në Bruksel.
Në konferencën për mediat me homologun spanjoll Pedro Sanchez, Rama tha se lidhur me temën që është bërë shkak i këtij acarimi, nuk është një e drejtë vetëm, por detyrë e institucioneve të Kasovës dhe në këtë pikë tha se e mbështet 100% qeverinë e Kosovës dhe autoritetet në Kosovë, që kërkojnë që marrëveshja të zbatohet.
Ashtu sikundër përgëzoj autoritetet e Kosovës dhe Kryeministrin e Kosovës, për sensin e vetëpërmbajtjes dhe për dëgjimin e aleatëve për një shtyrje 30 ditore, për t’i dhënë kohë kohës për të sqaruar në momentin që marrëveshja të hyjë në fuqi, të mos ketë probleme.
Këto situata nuk tregojnë se Ballkani i Hapur është i panevojshëm apo i gabuar, nuk tregojnë se qasja jonë ndaj Serbisë dhe politika e afrimit, dialogut dhen ndërtimit të paqes është e gabuar, këto situata tregojnë pse pikërisht kemi nevojë për të dhe pse Kosova duhet të vijë dhe të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur.
Këto situata tregojnë se kur vjen puna që gjërat shkojnë në thikë, njëra është e kthimit mbas dhe e luftës nga e cila këtu nuk fiton askush se s’ka gjë për të ndarë, se Kosova është shtet demokratik sovran dhe rruga tjetër është ndërtimi i paqes. As mos prisni të kem opinion tjetër, sa herë ndodhin këto gjëra aq herë konfirmohet kjo që thashë.
Na duhet të punojmë edhe më shumë për paqe dhe me këmbëngulje për të ndërtuar rrugë ndërveprimesh që na japi mundësinë të kuptojmë se nuk jemi dy palë qenie, ca njerëz dhe ca alienë. Jemi të gjithë njerëz dhe fëmijëve duhet tu lëmë një hapësirë paqe dh jo të mbjellë e mina. Me Presidentin e Serbisë marrëdhënia miqësore nuk më ka penguar të ndahem aty ku nuk jemi dakord.
Spanja ka arsyet e veta që ta lexojë ashtu siç e lexon marrëdhënien me Kosovën, por kjo nuk e pengon absolutisht fare që të thotë se ne jemi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ashtu sikundër kjo nuk është një shprehje mos respekti për dinjitetin dhe të drejtat dhe mënyrën se si shqiptarët e shohin këtë çështje. Kjo që ndodh në Rusi duhet të na ftojë të reflektojmë shumë dorë.
Rrugën e paqes dhe luftës në situata si kjo i ndan vetëm një fije peri. Është kollaj të thuash nga kondicioneri në Tiranë që të thuash kjo punë ndahet me luftë. Për mua qeveria e Kosovës ka bërë gjënë e duhur e para që ka kërkuar të implementojë marrëveshjen dhe e dyta që e ka shtyrë. Dialog, dialog, dialog, paqe, paqe, paqe. Fqinjët nuk i zgjedhim, por këta jemi.
Mbase në vend të serbëve të ishin danezët, e grekëve, norvegjezët dhe maqedonasve, suedezët, mbase edhe ne do të ishim më të qetë. Më të mërzitshëm! Por s’jemi.
Jemi në Mesdhe, kështu që fqinjët nuk i zgjedhim, Serbia është aty, nuk do iki në asnjë vend tjetër. Kosova është aty. E njoh s’e njoh, nuk ikën. Historia do më japë të drejtë mua jo juve, që bombat nga Donbasi të mos përfundojnë në Ballkan.
Lidhur me mos njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Spanja, Sanchez deklaroi se është shkelur e drejta ndërkombëtare.
Mendojmë që është shkelur e drejta ndërkombëtare prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi, dhe këtë e themi me gjithë respektin për popullin shqiptar.
Është një opinion që nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk e nxisim dialogun me Prishtinën për t’u afruar me Bashkimin Europian. Ky është pozicioni i qeverisë së Spanjës. Edhe miqtë e mirë mund të kenë kontradikta.



