Bregu: Emiratet e Bashkuara Arabe, oaz për grupet kriminale. Në Dubai ndodhen 22 të kërkuar (VIDEO)

Bregu: Emiratet e Bashkuara Arabe, oaz për grupet kriminale. Në Dubai ndodhen 22 të kërkuar (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu, lajmërimin e marrëveshjes për ekstradimet e kriminelëve në Dubai, nga ministri Taulant Balla, e sheh shumë të rëndësishme për vendin tonë.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, Bregu deklaroi se një pjesë të madhe të të kërkuarve i kemi arrestuar jo vetëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Spanjë, Francë në Belgjikë, por edhe në vende të tjera.  

Ne kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme me Francën dhe Italinë dhe kemi ngecur diku në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke qenë se janë të lirë edhe pse në gjendje arresti në një moment, se procedurat kryhen normalisht nga policia e Dubait, ajo e operon dhe e kryen këto arreste.

Por ne nuk kemi një marrëveshje ekstradimi, për të cilat ministri i Brendshëm thotë se do të nisë ekstradimi, ne do të prishim të gjitha marrëdhëniet për këta persona që janë të lirë.

Aktivitetin e tyre kriminal duke qenë të lirë, mund ta drejtojnë dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ky vend nuk është oaz vetëm për grupet kriminale shqiptare, por për shumë njerëz që drejtojnë organizatat kriminale në tërë Europën.

Le të shpresojmë që ta bëjmë sa më shpejt për ta prishur këtë fole.

Është kthyer në një fobi për të gjithë dhe mënyrë të thjeshtë për shefat e grupeve kriminale, që udhëtojnë drejt Dubait dhe nga andej luan me shtetin shqiptar që unë zhvendosem këtu dhe ti nuk ke çfarë të më bësh.

Arrestohen për 40 ditë sa bëhet arresti dhe më pas do të jenë të lirë në pritje të një marrëveshje ekstradimi.

Një marrëveshje ekstradimi do të dojë një kohë të gjatë më shumë se një apo dy vjet. Prej tre vitesh më shumë se 22 të kërkuar ndodhen në Dubai.

Duhet të nisin një herë bisedimet dhe të bihet mes dy palëve dakord. E rëndësishme është që nisi.

Në Dubai mund të ketë edhe 200 të tjerë nga këta 22 që unë përmenda, por Interpol Tirana nuk ka informacion lidhur me ta.

Në vijim Bregu tha se çdo tentativë i përket një lidershipi të caktuar, ku qeveria shqiptare po takon qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe, ka një diskutim homologësh mes ministrave të Brendshëm dhe se janë bisedat e para, duke nënvizuar se nuk e di nëse ministrat e tjerë më parë e kanë bërë një tentativë të tillë për ta filluar si proces.

Sipas tij, ministri Taulant Balla do të lërë dy gjurmë në historinë e tij atë të shitësve të drogës në shkolla lidhur me operacionin “Tempulli” dhe pika e dytë është arrestimi i gjithë kokave të krimit nëpër botë dhe sjellja e tyre nëpërmjet ekstradimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy