
Kim Yo-jong, motra e fuqishme e liderit suprem Kim Jong-Un, ka siguruar se Koreja e Veriut do të dërgojë satelitin e saj të parë ushtarak spiun në orbitë, rreth 24 orë pas dështimit të përpjekjes së parë.
Kim, kritikoi ashpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dënimin e planeve të Phenianit.
Nëse lëshimi i satelitit do të kritikohej veçanërisht, SHBA dhe të gjitha vendet e tjera që kanë lëshuar tashmë mijëra satelitë duhet të denoncohen.
Është e sigurt që sateliti ynë ushtarak do të vendoset saktë në orbitë dhe në të ardhmen e afërt do të fillojë misioni i tij.



