Avokati Redon Meksi tha në studion e MCN Live se lojërat e fatit në vendit tonë lejohen dhe organizohen nga shefat e policisë.

Lojërat e fatit lejohen dhe organizohen nga shefat e policisë nëpër zona të caktuara. Kapen ata që s’kanë paguar tek shefat e policisë, ose që jepet presioni i radhës, që “shih se do vini të paguani”.
Po të shohësh mënyrën si kapen, po të kishim një prokurori një gjykatë siç duhet të liroheshin nga i pari tek i fundit. “Janë gjetur në telefon mesazhe që luheshin baste”, thuhet.



