Tensionet në Kuvend/ Krashi: Rruga për zgjidhjen e situatës, dialogu. Rregullorja për ndëshkimin e deputetëve, ekstreme (VIDEO)

Tensionet në Kuvend/ Krashi: Rruga për zgjidhjen e situatës, dialogu. Rregullorja për ndëshkimin e deputetëve, ekstreme (VIDEO)

Deputeti i PS-së Lavdrim Krashi në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me situatën e tensionuar të krijuar edhe këtë të enjte në seancën e sotme plenare e cila u mbyll brenda pak minutave.

Ai u shpreh se sjellja e deputetëve të Partisë Demokratike dhe jo vetëm është shumë e turpshme, ndërsa theksoi se politika e sotme ka nevojë për tu ulur dhe për të biseduar.

Krashi tha se ndjehet in turpëruar nga e gjithë kjo sjellje dhe se duhet të ulen për të gjetur gjuhën e dialogut si të vetmen mundësi për të gjetur zgjidhjen.

Ndodhi një turp i radhës, është e disata herë që kemi humbur dhe numrin që sjellje prej fëmijësh kopshti ndodhin në parlament. Unë ndjehem i turpëruar për sjelljen e krejt parlamentit shqiptar, jo vetëm për opozitën. Vendi ku duhet të punojmë për 8 orë punë në ditë e kemi kthyer në 8 minuta punë. Kur s’ka mosmarrëveshje mes dy palëve nuk është faj asnjëherë 100% i njërës palë, kanë faj, gabimet e tyre dhe socialistët.

Ajo që po bërtet me të madhe politika e sotme është nevoja për tu ulur dhe biseduar me njeri- tjetrin. Nuk është koha ti pengojmë deputetët të futen ne parlament. Një pjesë janë të përjashtuar, por ka dhe nga ata që po pengohet me të padrejtë. Është koha për të dialoguar që të gjendet zgjidhje sepse kjo nuk është zgjidhje, kjo ngjan me dhjetorin e 1990.

Më tej ai shtoi se për të gjetur fajet nuk është as gjykatës dhe as prokuror, por si politikan përsërit faktin se ndjehet i turpëruar, pasi sipas tij nuk janë sjellje për të cilat ai ka ardhur në parlament, për të dëgjuar britma apo të shoh tymuese.

Këto janë sjellje të turpshme, është faj i dyanshëm edhe pse të gjithë kërkojnë ta lënë fajin  jetim, por përderisa ka mosmarrëveshje, atëherë është i nevojshme të gjendet rruga e dialogut. Asnjë qytetar s’ka pse të shohë skena të tilla në vendin ku duhet të debatohet. Të ulemi dhe të diskutojmë, të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje.

I pyetur nëse i duket normale përjashtimi me 60 ditë i deputetëve, Krashi tha se nuk është normale, por nuk është normale as sjellja e kolegëve demokrat.

Është normale sjellja e kolegëve që është shfaqur në parlament? Gjykoj se nuk është normale. Mendoj se me masa represive sa u takon qytetarëve dhe jo më deputetëve do zgjidhen gjërat por në kushtet aktuale s’ka rrugë tjetër. Nëse rrëzohet në kushtetuese skam koment sepse s’mund ti komentoj unë ato vendime ashtu sikurse dhe s’mund ti komentoj. Është rregullore ekstreme e pranoj por dhe vetë ata deputetë të opozitës e kuptojnë se është në dorën e deputetëve për të pasur sjellje qytetare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy