35-vjeçari të cilit iu gjet arsenal armësh në tavanin e shtëpisë në Babicë të Vlorës, është i dyshuar në ekzekutimin e Gëzim Sinomatit. Sipas burimeve, snajperi i pajisur me silenciator është i njëjtë me atë që është përdorur në vrasjen ndodhur këtë fillim viti. Ndërkohë, familjarë të tij kanë deklaruar se nuk kishin dijeni mbi armët e gjetura në banesë.



