
Vetëm 13 vjeç dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me këngën e tij të parë, të titulluar “Princeshë”.
Endion Aliko, nga Kanadaja, pwr shikuesit e “Zgjohu me MCN”, foli për suksesin e papritur dhe bashkëpunimin me artistin Bruno Pollogati, pjesë e grupit “Revolt Klan”.
Jam bërë viral me këngën ‘Princeshë’ dhe më vjen shumë mirë që njerëzit e kanë pëlqyer.
Me Brunon jam njohur në një shkollë muzike, ku ishte profesor. E pyeta një ditë nëse mund të bënim një këngë bashkë, sepse unë merresha me muzikë prej kohësh.
Pasioni për muzikën nisi si një dëshirë para dy vitesh, ndërsa tani po e shndërroj në një rrugë serioze, me projekte të tjera në horizont.
Kemi jetuar për disa kohë në Shqipëri, por tani jam në Kanada.
Merr shumë komente e sugjerime, por më pëlqen që të fokusohem te mesazhi që dua të jap me këngët e mia.
Videoklipi i parë është vetëm fillimi, do të vijoj me këngë të reja dhe bashkëpunime të tjera muzikore.



