Zjarri në një klub nate vret 13 persona në Spanjë

Zjarri në një klub nate vret 13 persona në Spanjë

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në një zjarr që përfshiu tre klube nate në qytetin juglindor të Spanjës, Murcia.

Zjarri shpërtheu në klubin e natës Fonda Milagros, i njohur si La Fonda, herët në mëngjes të së dielës.

Mediat lokale raportuan se anëtarët e familjes që festonin ditëlindjen ishin mes të vdekurve.

Një nga të pranishmit në festën e ditëlindjes, që ishte në klub me kushërinjtë dhe tezen e tij, tha se u kthye në shtëpi gjatë kaosit, vetëm për t'u thënë se një nga kushërinjtë e tij nuk ishte larguar, raportoi gazeta La Verdad de Murcia.

Policia ka konfirmuar se të gjithë ata që vdiqën ishin në La Fonda, por shtoi se 14 persona ishin ende të pagjetur. Ata paralajmëruan se numri i vdekjeve ndoshta do të rritet.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy