Në Spanjë është sekuestruar sasia më e madhe e marijuanës në histori, mbi 1,1 milionë bimë, ose 32, 370.2 kg boçe, shifër që shënon një rekord botëror.
Përmes një deklarate për mediat Garda Civile spanjolle bën me dije se operacioni është mbyllur me 20 të arrestuar, 9 burra dhe 11 gra, të moshave nga 20 deri në 59 vjeç. Të prangosurit ishin pjesë e një organizate me bazë në Toledo, Ciudad Real, Valencia dhe Asturia. Ky rrjet kontrollonte të gjithë procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së drogës.
Përmes një rrjeti kompleks biznesi, ata dërguan marijuanë të mbushur me vakum në të gjithë territorin kombëtar, si dhe vende evropiane si Zvicër, Holandë, Gjermani dhe Belgjikë. Hetimi nis pas inspektimit nga Garda Civile të disa plantacioneve industriale të kërpit në Villacañas (Toledo). Të hetuarit kryesorë kanë pasur një kompani me të cilën kanë blerë farat.
Një grupim i dytë merrej me transportin dhe mbjelljen. Ndërkohë që të tjerë persona ishin përgjegjës për kujdesin, mirëmbajtjen, mbledhjen e marijuanës.



