
Ergis Sefa, autor i një studimi për turizmin tha në studion e MCN Economy se Shqipëria vijon të jetë një vend që për turistët e huaj konsiderohet ofertë e lirë.
Po ashtu Sefa tha se pjesa e informalitetit në sektorin e turizmit është në shifrat 25-30%.
Nëse flasim në terma nominal rreth 4.2 miliardë euro, dhe pritet të shkojë 4.8 apo 5 miliardë euro. Nëse do të flasim në impaktin që ka pasur në të ardhurat tatimore jemi për 2024 vetëm për 9-mujorin, jemi në vlerën 9.5-10% të të ardhurave totale tatimore që kanë ardhur nga sektori i turizmit.
Duke pasur parasysh dhe këtë disproporcion që ka në në PBB dhe të ardhurave tatimore që vijnë janë indikacione që tregojnë që kemi nivel informaliteti të konsiderueshëm, rreth 25-30%. Do të thotë kjo 9.5-10% i të ardhurave tatimore do të ishte të paktë 3 apo 4 pikë përqindje më të lartë nëse do të kishim një formalizim të lartë.
Shqipëria vijon të ketë avantazh krahasues përveç ofertës së diellit dhe klimës dhe faktin e çmimeve të lira, në mesatare, pavarësisht se këtë vit ka pasur zhurmë për pjesën e çmimeve të larta. Shqipëri vijon të jetë vend që për turistët e huaj konsiderohet ofertë e lirë, ofertë e pranueshme. Jemi tek oferta e lirë, por jemi duke u rritur.
Më tej, Sefa tha se RRETH 10-11% e forcës punëtore aktuale që ka Shqipëria punon në sektorin e turizmit.
Nëse do të flasim në numra, nëse marrim vetëm sektorin e turizmit dhe ofrimit të akomodimit shkojmë në rreth 68-69 mijë të punësuar. Nëse marrim të gjithë sektorët e ndërlidhur në funksion të turizmit, aty shkojmë në rreth 270 mijë, rreth 10-11 % e forcës punëtore aktuale që ka Shqipëria.



