Këtë të dielë Presidenti i ri i Francës, Emanuel Macron ka bërë betimin në rezidencën zyrtare të presidentit, në Pallatin Elysee.
Në fjalimin e tij pas ceremonisë së betimit, Presidenti Macron tha se do të rivendosë pozitat globale të Francës. Macron përballet me sfida të rëndësishme, si papunësinë e lartë veçanërisht mes të rinjve në Francë, si dhe rritjen ekonomike tejet të ulët. ndërsa ka premtuar se do të “punojë për të gjithë” për të majtë e të djathtë.
Emanuel Macron u zgjodh President i Francës në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke fituar bindshëm ndaj rivales së tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen.
Ceremonia u zhvillua nën masa të rrepta sigurie në të gjithë Parisin.
Java e parë e Macronit në detyrë do të jetë tepër e ngarkuar. Të hënën do të udhëtojë drejt Berlinit të hënën për t’u takuar me Kancelaren Angela Merkel, si dhe për të treguar angazhimin e tij ndaj Bashkimit Europian. pritet gjithashtu të emërojë edhe një kryeministër të vendit.



