Mediu: Në 9 vite nuk ka pasur koalicione të vërtetë, opozita duhet të jetë e unifikuar

Mediu: Në 9 vite nuk ka pasur koalicione të vërtetë, opozita duhet të jetë e unifikuar

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me partitë e vogla për të cilat tha se një nga fatkeqësitë më të mëdha është fakti që në 9 vjet s’ka pasur koalicione të vërtetë.

Ai tha se vetë Partia Republikane ka pasur disa qëndrime ndryshe nga pjesë të tjera që i kanë shërbyer politikës, sepse sipas tij në politikë jetohet me ide dhe deputetë dhe jo me kafe.

Partitë e mëdha janë irracionale, ne fatkeqësisht në 9 vite opozitë s’kemi pasur një koalicion të vërtetë, kemi pas një fatkeqësi të madhe sepse kemi pasur vetëm një komunikim ne nivel politik, dhe kjo ka shpërbërë jo vetëm partitë e vogla por dhe faktorin elektoral. Po të shohësh në opozitë ti ke dhe nevojë për njerëz politik dhe kjo ka ardhur për shkak se PD është e interesuar për interesin e vet të disa personave. Debati është bërë, por mundësitë nuk janë bërë. Nëse mendoni si mundësi të vetme daljen më vete të partive politike e keni gabim, ka pasur dhe ka nevojë që opozita të jetë e bashkuar por e rëndësishme është dhe se si bashkohet kjo opozitë. Bindja ime është që opozita duhet të jetë e unifikuar. PR ka pasur disa qëndrime ndryshe nga pjesë të tjera që i kanë shërbyer politikës. Në politikë ti jeton me ide dhe deputetë, nëse jeton me kafe s’di ç’të them. Por me rëndësi është që partitë e vogla duhet të ekzistojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy