Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për Bahrije Gjunin e cila rrëmbeu nipin e saj 3 vjeç. Gjykata e ka konsideruar të paligjshëm ndalimin e Gjunit pasi është vetëdorëzuar.
Bahrije Gjuni së bashku me bashkëshortin e saj rrëmbyen 3-vjeçarin dhe e mbajtën për rreth 1 javë.
Bahrije Gjuni është shprehur se ka dashur ta rrisë vetë fëmijën pasi djali i saj vdiq dhe se gjatë kohës që e mbajti e ka fshehur në Kukës dhe Has tek disa të njohur të familjes, si dhe në Tiranë.



