Deklarata që përplas Brukselin me Italinë: Ca Musolinë të vegjël po na kthejnë në vitet ‘30

Deklarata që përplas Brukselin me Italinë: Ca Musolinë të vegjël po na kthejnë në vitet ‘30

Qeveria italiane nuk shihet me sy të mirë nga Brukseli, për shkak të qëndrimeve të ashpra sidomos të ministrit të Brendshëm ndaj politikave ekonomike dhe atyre të emigracionit të ndjekura nga institucionet europiane.  Përplasja e radhës është ajo mes komisarit europian të Çështjeve Ekonomike, Pierre Moscovici, dhe dy zëvendëskryeministrave italiane.

“Italia është një problem në eurozonë. Është pikërisht Italia tema në të cilën dua të përqendrohem”, ka thënë ai duke paralajmëruar qeverinë të reduktojë borxhin publik.

“Kush thotë se mund të rifillojnë investimet duke thelluar deficitin, po gënjen”, ka thënë Moscovici në një konferencë shtypi në Paris.

Duke iu drejtuar në mënyrë të veçantë zëvendëskryministrit Salvini, ai ka thënë se Brukseli nuk e ka penguar kurrë Italinë të realizojë investime dhe infrastrukturën e nevojshme.

“Italia është vendi që ka përfituar më shumë nga fleksibiliteti ynë. Italia ka një qeveri të re, që ka marrë detyrën para 100 ditësh. Italia ka një ministër të ri të Ekonomisë dhe Financave, me të cilin punoj rregullisht, në një klimë konstruktive. Shpresoj që kjo të vazhdojë”, ka thënë ai.

Duke u ndaluar te avancimi i populistëve në Europë, kur mbetet më pak se një vit nga zgjedhjet europiane të vitit 2019, Moscovici është shprehur: Ka një klimë që u ngjan viteve ’30. Nuk duhet ta ekzagjerojmë, sigurisht tani nuk ka Hitler. Por mund të ketë disa Musolinë të vegjël”, ka ironizuar ai.

Megjithatë sipas tij, populistët nuk do t’ia dalin të thyejnë shumicën në Asamblenë e BE, pavarësisht se mund të rriten.

Ndërkohë, nuk ka vonuar reagimi i zëvendëskryeministrave Luigi Di Maio, e Matteo Salvini.

“Sjellja nga ana e disa komisarëve europianë është e papranueshme dhe e padurueshme. Nga zyrat e Komisionit Europian ia lejojnë vetes të thonë se në Itali ka Musolinë të vegjël. Nuk duhet t’ia lejojnë as vetes këtë”, tha Di Maio.

I ashpër ka qenë edhe reagimi i Salvinit. "Komisioneri i BE-së, Moscovici, duhet të lajë gojën para se të fyejë Italinë, italianët dhe qeverinë e tyre të zgjedhur me votë popullore”, ka thënë ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy