Reforma Zgjedhore/ Bllokohet foltorja, Bardhi: PS kërkon të pengojë përfaqësimin e opozitës

Reforma Zgjedhore/ Bllokohet foltorja, Bardhi: PS kërkon të pengojë përfaqësimin e opozitës

Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren gjatë debateve për reformën zgjedhore.

Opozita refuzoi të votojë ndryshimet, duke rrethuar foltoren dhe podiumin e qeverisë, situatë kjo që ka bërë që seanca e sotme të anulohet nga drejtuesja e Kuvendit.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, tha se opozita ka të drejtë të caktojë përfaqësuesit e vet në komisionin e reformës zgjedhore.

Ka një tentativë të qartë të grupit të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore. Nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë, Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale. Kur nuk realizohen kërkesat e interpelancës, kur nuk lejohen komisionet, kjo do të thotë se parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese normale mes pozitës dhe opozitës”, u shpreh Bardhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy