Masakër në Malin e Zi/ Një person vret 10 vetë, 11 të plagosur (VIDEO)

Masakër në Malin e Zi/ Një person vret 10 vetë, 11 të plagosur (VIDEO)

Një masakër e vërtetë me 11 të vrarë ka ndodhur në Mal të Zi pasditen e sotme, në zonën e Cetinjës.

Pas një konflikti familjar, një person ka vrarë dhjetë vetë, ndërsa në fund është vrarë nga policia.

Krahas viktimave 11 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Autori i ngjarjes është një 34-vjeçar i identifikuar si Vuk Boriloviq, i cili pas një debati ka qëlluar me breshëri të shtënash mbi familjarët.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se mes viktimave ka edhe fëmijë. Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, po heton për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e asaj që ka ndodhur, teksa edhe një polic është plagosur.

Duke rindërtuar ngjarjen, bëhet e ditur se autori, pasi ka vrarë familjarët, ka dalë në rrugë dhe ka vijuar të qëllojë me armë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy