
Policia polake në kufi me Bjellorusinë ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës ndaj personave që tentonin të kalonin me forcë në Bashkimin Evropian.
Përplasjet vijnë një ditë pasi qeveritë e BE miratuan sanksione kundër liderit bjellorus, Alexander Lukashenko, për krizën duke lejuar mijëra azilkërkues nga Lindja e Mesme të udhëtonin përmes Bjellorusisë në kufi me Poloninë.
Pamjet nga kufiri të martën në mëngjes treguan dhjetëra burra duke hedhur gurë dhe duke iu afruar një gardhi pranë pikës kufitare në qytetin polak Kuźnica.
Rojet kufitare polake u përgjigjën duke gjuajtur me ujë dhe gaz lotsjellës ndaj tyre.
Ministria e Mbrojtjes e Polonisë tha të martën se kishte "zmbrapsur një sulm" në kufi.
“Emigrantët janë shumë agresivë, ata gjuajnë me gurë oficerët dhe ushtarët polakë”, tha ai.
Polonia dhe Lituania kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme që i japin policisë kompetenca të reja gjithëpërfshirëse për të dëbuar emigrantët dhe për të injoruar kërkesat për azil. OJQ-të janë ankuar se autoritetet polake kanë refuzuar të lejojnë ndihmën për emigrantët në zonën kufitare dhe gazetarët janë penguar të raportojnë afër kufirit.



