Masakra e Reçakut, Meta: Çdo përpjekje për ta mohuar është riciklim i dhunës. Thaçi: Mentalitet i Millosheviçit

Masakra e Reçakut, Meta: Çdo përpjekje për ta mohuar është riciklim i dhunës. Thaçi: Mentalitet i Millosheviçit

Presidenti Ilir Meta mori pjesë në homazhet dhe ceremonitë përkujtimore që sot po mbahen në Kosovë, në 21-vjetorin e masakrës së Reçakut. Duke iu referuar një deklarate të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në fund të viti të kaluar, Meta tha se çdo përpjekje për ta mohuar masakrën e kryer mbi popullsinë e pafajshme në Reçak 21 vjet më parë është rrezik për riciklimin e dhunës.

Çdo përpjekje për ta mohuar është veçse rrezik riciklim i dhunës. Të gjithë duhet të jemi të bashkuar rreth vlerave europiane dhe të bëjmë gjithçka që gjëra të tilla të mos përsëriten më në rajonin tonë”, tha ai.

Meta tha se ata që urdhëruan dhe vunë në jetë porosinë për këtë krim të rëndë kundër njerëzimit duhet të shkojnë para drejtësisë.

Ishte kjo sakrificë që solli edhe drejtësinë ndërkombëtare përmes lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Është dita për t’i përkujtuar, por edhe për të kërkuar që të shkojnë para drejtësisë urdhëruesit dhe zbatuesit e këtij skenari çnjerëzor”, tha ai.  

Ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e cilësoi mohimin e kësaj masakre një sjellje të mentalitetit të atij që e urdhëroi, Millosheviçit. Për Thaçin, mohimi i Serbisë për krime të tilla çnjerëzore ka ardhur edhe për shkak të heshtjes së ndërkombëtarëve.   

Masakra e Reçakut është krim kundër njerëzimit, që ka kryer drejtpërdrejt shteti i Serbisë, që është gjenocid i Serbisë kundër popullit të Kosovës. Kjo masakër tregoi që Serbia po kryente spastrim etnik në Kosovë. Edhe kjo masakër, si gjithë të tjerët, do jenë ato që ne do kërkojmë vazhdimisht që të zbardhen. Drejtësia ndërkombëtare ka heshtur për këto masakra. Rrugëtimi ynë është ai euroatlantik, do punojmë fuqishëm për të ardhmen evropiane, por duke kërkuar drejtësinë që shteti i Serbisë duhet të japë llogari herët ose vonë për gjenocidin që ka kryer në Kosovë. Edhe tendenca e fshehjes, apo mohimit, është sjellje e mentalitetit të Milloshevicit, por kjo sjellje e Serbisë ka ardhur edhe për shkak të heshtjes ndërkombëtare. Ishte shtytje dhe guxim i autoriteteve të Serbisë për të mohuar masakrën, por nuk ka njeri në botë që e mohon”, tha ai.

Pak javë më parë, një deklaratë e presidentit serb, Vuçiç, i cili e quajti fabrikim masakrën e kryer në vitin 1999 nga regjimi i atëhershëm serb, shkaktoi reagime të shumta në Kosovë e jashtë saj.

Është e frikshme. Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do të përsërisin të njëjtën gjë, dhe unë e përsëris tani – krimin e fabrikuar në Reçak, ku gjithçka u falsifikua nga ai mashtrues me flokë të bardhë, një mashtrues si Walker, një mashtrues”, tha Vuçiç para gazetarëve në fund të vitit të kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy