Kreu i PD-së së Shkodrës, Ramiz Çobaj, u tërhoq dje nga lista e kandidatëve për deputetë në këtë qark. Çobaj e ka konsideruar fyerje renditjen në vendin e tetë të listës së Shkodrës.
“Ne liste jam i teti pa me pyetur, ndaj dhashe doreheqjen. Une kam refuzuar qe te plotesoj dokumentacionin, sepse eshte fyerje qe kreu i PD te renditet i 8 ne liste. PD Shkoder ka dhene kontributin e saj ne protesten e 18 shkurtit, per 90 dite Shkodra e mbajti gjalle cadren. Ne vitin 2009 u rendita i teti, ne vitin 2013 u rendita i 9, ndersa ne keto zgjedhje po i 8. Duhet t’i leme inatet, merite me njeri tjetrin, qellimi yne eshte te zhdukim nga skena politike Edi Ramen”, tha ai.



