Kalemaj: SPAK të veprojë para 11 majit për krimin zgjedhor

Kalemaj: SPAK të veprojë para 11 majit për krimin zgjedhor

Politologu Ilir Kalemaj, kërkon që struktura e posaçme e ngritur në SPAK të veprojë para 11 majit për krimin zgjedhor.

Në një intervistë për MCN TV, ai tha se dihet që blihen vota dhe lidhur me këtë problematikë duhet të ndërhyjë SPAK dhe Policia e Shtetit.

Ndër të tjera komentoi edhe konfliktin e kandidatit demokrat për deputet Bledjon Nallbati dhe vëllait të tij me drejtuesin e një kamioni, duke thënë se ngjarja është përdorur politikisht nga pala kundërshtare.

Një vend që aspiron për të qenë pjesë e Bashkimit Europian nuk duhet të ketë eksese të dhunës, pavarësisht lodhjes dhe fushatës. 

Ngjarja është përdorur politikisht nga pala kundërshtare, por e rëndësishme është që të ruhet qetësia dhe të mos kalohet në eksese të tilla. Të gjithë e dinë se kush e kontrollon fluksin e parave, fluksin e patronazhistëve.

 Të thuash se është opozita është absurde. Por rasti nuk i ngjanë rastit. Të kërkosh të keqen te opozita e cila nuk ka as policinë me vete, as të fortët e zonës. 

Incidenti i PSD ishte me ndryshe se doli me kallash në dorë në mes të Tiranës, të thuash është anëtar apo jo, kjo duhet të sqarohet dhe të ketë një përgjegjës, se nuk mund të dalë dikush me kallashnikov në mes të Tiranës dhe të terrorizojë zonën. 

PSD e njohim vetëm se ka tre deputetë dhe marrin vota, pir nuk iu është dëgjuar kurrë zëri. Dihet që blihen vota, këtu duhet të ndërhyjë SPAK dhe Policia e Shtetit. Prisja që të kapej dikush deri tani se vetëm një javë ndan nga zgjedhjet.

 Nëse nuk ndëshkohet dikush, atëherë kush është efektshmëria e task forcës së SPAK. Zgjedhjet i bie të lihen në rrjedhën e tyre të natyrshme dhe nuk japin sinjale fort të mira. Kemi parë përdorim të të fortëve të zonës, të policisë. 

Nuk di se ç’pret struktura e posaçme, nëse nuk nxjerr para përgjegjësisë personat përgjegjës në këto momente që po flasim.

 SPAK duhet të veprojë për krimin zgjedhor para 11 majit. Në sondazhet që janë bërë publike, ka gati 20% hendek nga sondazhi në sondazh. Duhen parë me rezerva sondazhet, ndaj kanë këtë hendek të pakuptimtë. 

Kalemaj deklaroi se Partia Socialiste e nisi fushatën pa program dhe pa bilanc, por se më tej kopjoi disa teza të Partisë Demokratike.

Zoti Rama vërtetë mund tua ketë marrë dorën fushatave se ka 25 vjet në pushtet, por nuk është e vërtetë se fushatat e tij i përgjigjen nevojave të shoqërisë, por çfarë më premton ti si mazhorancë në drejtim të politikave publike. 

Kryeministri në fillim nuk kishe fare program në fillim, por më pas u nxitua dhe kopjoi disa teza të opozitës. 

Kryeministri që thoshte nuk ka mundësi për pension, pagë mesatare, e pa që këto teza ngjitën dhe tha se unë do i bëj në 2029, në fund të mandatit të katërt. Rama nuk ka një bilanc, e krahason se si është rritur PBB në raport me 2013, kur erdhi në pushtet. 

Lidhur me fushatën e kryedemokratit Sali Berisha, Kalemaj shprehet se pritej se një person që kërkon të marrë mandat për të qeverisur i takon të bëjë një fushatë të pandërprerë. 

Fakti që pritet nga kolegët e europain të EPP-së tregon një rehabilitim politik të palën europiane, fakti që këshilltari i Trump vjen dhe bën fushatën elektorale në Shqipëri është lajm pozitiv. Tregon një rehabilitim të paktën de fakto, në mos de jure të zotit Berisha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy