Mali i Çikës 5 ditë me flakë, dy avionët nga Selaniku nuk arritën të shuanin zjarrin

Mali i Çikës 5 ditë me flakë, dy avionët nga Selaniku nuk arritën të shuanin zjarrin

Beteja e Malit të Çikës me zjarrin ka arritur në ditën e pestë. Dy avionët e ardhur nga Selaniku për të fikur zjarrin nuk arritën të shuanin ditën e djeshme.

Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësve lokalë mundën të fiknin vetëm një pjesë të zjarrit, ndërkohë që sërish sot sipas informacioneve do të rikthehen avionët.

Zjarri i rënë në “Palikonjë” në Malin e Çikës vijon të jetë aktiv prej pesë ditësh dhe dje nisi operacioni për shuarjen e flakëve, me angazhimin e forcave të ushtrisë dhe zjarrfikësve lokalë.

Ndërhyrja me këmbë ishte e vështirë të bëhej për shkak se vatrat e zjarrit ishin në humnerë dhe përbën rrezik për jetën e zjarrfikësve.

Për këtë arsye nisën negociatat për ndihmë nga Greqia dhe brenda pak orësh erdhën dy avionë 'Canadair' nga Selaniku.

Ditën e djeshme perfekti i Vlorës bëri me dije se ishin djegur 70 hektarë, ndërsa ende nuk dihet sesa ka avancuar ditën e sotme.

Ndërkohë tymi i zjarrit në malin e Çikës u përhap në fshatin bregdetar të Dhërmiut, duke krijuar probleme për pushuesit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy