Ardian Muka, kandidati i "Shtëpisë së Lirisë" në Durrës, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Yuri Kim, e cila ngrinte disa pyetje për kandidatët që sponsorizohen nga persona non-grata, në këtë rast nga Sali Berisha.
Muka tha se i cilëson deklaratat e Kim, si ndërhyrje në procesin zgjedhor, por deklaroi se ato nuk e shqetësojnë.
Mua do të më zotërojnë qytetarët, kontrata që do të firmos me qytetarët e Durrësit. Do të jem shërbëtor i tyre. SHBA-të tek unë do të gjejnë një aleat, por duhet të bëhet kujdes të mos shkelen konveta ndërkombëtare. Me sa di FBI është shprehur se çdo ndërhyrje e huaj në zgjedhje, do të merret si ndërhyrje në procesin demokratik. Deklarata e Kim i konsideroj si ndërhyrje por nuk më shqetësojnë shumë. Të gjithë më njohin, si njeri të ndershëm. Nuk kam as monopol, as të vrarë me firmën time, si kandidatët të tjerë, që ambasadorja në mënyrë indirekte po i përkrah.



