
Sot në mbarë vendin nis viti i ri akademik 2022-2023, ku 19 400 studentë ulen për herë të parë në auditorë.
Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, pedagogët në Tiranë kanë bojkotuar në masë mësimin, por bojkoti nisi pas orës 10:00, pasi u prezantuan studentët e viteve të para me ambientet dhe me oraret në fakultet.
Gazetari Besmir Pula, në një lidhje të drejtpërdrejtë më emisionin “MCN live” teksa intervistoj disa nga studentët pas auditorëve, mori opinionet e tyre se kanë ardhur për të filluar ditën e parë të vitit të ri akademik, porse shprehën mbështetjen e tyre karshi kërkesave të pedagogëve në protestë.
Mësimi nuk u zhvillua i plotë, normalisht që u bë thirrje për protestë, sot do të jetë një ditë bojkoti.
Ne erdhëm për të parë meqë ishte dita e parë, për të parë a bëhet mësimi, normalisht ajo është personale a duan të bashkëngjiten në protestë.
Ne për mësim kemi ardhur por edhe për protesta, jemi suportues deri në një fare pike, kërkesat më dukjen normale dhe pse jo tu plotësohen ato.
Sot erdha për të mësuar dhe erdhi pedagogu i lëndës, na tha se ishte pjesë e protestës dhe na premtoi që nuk do na cenohej mësimdhënia dhe kërkoi të bashkoheshim me ta.
I mbështes kërkesat e tyre, normalisht kam disa rezerva të mia për një pjesë të tyre, por i respektoj ata.



